Kundërshtimi i thirrjes së OBSH-së 

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

SHBA , Franca dhe Gjermania do të fillojnë me dhënien e dozës së tretë të vaksinës në fillim të shtatorit

Shtëpia e Bardhë të mërkurën hodhi poshtë një thirrje të OBSH-së për një moratorium në dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19, duke thënë se SHBA nuk duhet të zgjedhë midis dhënies së dozës së tretë të vaksinës për qytetarët e saj dhe dhurimit të vaksinës në vendet e treta.

Ajo kujtoi se Shtetet e Bashkuara tashmë kanë shpërndarë më shumë se 100 milionë doza vaksine në vendet më të varfra, që është më shumë se donacione nga të gjitha vendet e tjera të botës së bashku, dhe tha se SHBA-ja êshtë në gjëndje ti bëjë të dyjat , të shpërndaj dhe të valsinojë me dozën e tretë.

Edhe Gjermania dhe Franca kundërshtuan vendimin e OBSH-së ata, do të japin doza përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit nga muaji shtator, duke vepruar në kundërshtim me thirrjet për të pezulluar këto programe derisa të vaksinohen më shumë njerëz në botë.

OBSH  bëri thirrje për t’i dhënë fund vaksinimit të dozës së tretë të paktën deri në fund të shtatorit për t’i dhënë vendeve më të varfra më shumë vaksina

Share.