Kundërpërgjigjja e koalicionit “Me një qëllim” ndaj deklaratave të nënkryetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas daljes së djeshme në konferencën për shtyp të dy nënkryetarëve të Komunës së Ulqinit për aferat korruptive të ish-kryetarit të Komunës Fatmir Gjeka,vjen sot reagimi i koalicionit “Me një qëllim”.

Ato shkruajnë se Cungu po i hedh këto  “bomba tymuese”,  sepse nuk është më në listën  zgjedhore dhe po përpiqet të tërheqë vëmendjen,vazhdojnë ato.  Në vend që pas një varg skandalesh, përfshirë edhe “Parkingun e famshëm” në Ranë, me të cilin, siç kanë njoftuar mediat, po merret Prokuroria,  pse nuk ka vazhduar me ndërtimin e tij në pranverë? Koalicioni ynë i rekomandon Cungut  që sa i përket kryetarit Gjeka, të deklarohet për të gjitha publikisht, thuhet ne reagimin e koalicionit “Me një qëllim”.

Share.