KUMTESË PËR OPINION E KOMUNËS SË ULQINIT NË LIDHJE ME VENDIMIN E GJYKATËS EKONOMIKE PËR RASTIN K1

KUMTESË PËR OPINION E KOMUNËS SË ULQINIT NË LIDHJE ME VENDIMIN E GJYKATËS EKONOMIKE PËR RASTIN K1

0

Gjykata ekonomike  me vendim të  datës 20 korrik 2017 obligon Komunën e Ulqinit  që  ndërmarrjes ,,Rekreaturs,, nga Budva , për  prishjen e  objekteve  në Lagjen K1 ti paguaj  shumën  prej 5.557.000 euro dhe kamatën  prej  datës 20.4.2012  si dhe  shpenzimet e  procesit, që kap vlerën  e përgjithshme  rreth 8.000.000 euro.

Me këtë pothuajse  sjellet  në fund  tentativa  e personave të pautorizuar të cilët  joligjshmërisht dhe me punë koruptive  kanë përvetesuar  dhe privatizuar BVI-në për pushim dhe  rekreacion të Kosovës.

Gjate  tërë procesit Komuna e Ulqinit ka  dëshmuar  të tërë paligjësitë që  e kanë përcjellur  procedurën  e transformimit, privatizimin  dhe  ndrrimin e  selisë dhe  pronarin  e ndërmarrjes së lartpërmendur, mirëpo Gjykata ekonomike  sic shihet  nuk ka pasur sukses  që të zbulojë  këtë krim perfid  dhe të organizuar.

Vecmas,  theksojmë që Komuna e Ulqinit gjatë tërë procesit  ka  vecuar   mungesën e legjitimitetit pasiv,  nisur  nga fakti që  objektet që  janë prishur,  e për të  cilët  kërkohet  kompensimi, janë  prishur në bazë  të  Aktvendimit të Komitetit Republikan për  urbanizëm, ndërtimtari dhe punë  banesore komunale të Malit të Zi e jo në bazë  të vendimit  të ndonjë organi komunal.

Në këtë  proces kemi vecuar që  për dëmin nuk  është fajtore Komuna e Ulqinit sepse ajo nuk ka  anuluar lejen e ndërtimit, por  këtë  e  ka  bërë Inspektori  Republikan  në vitin 1983 kur ka sjellë aktvendimin për anulimin  e  lejes  me të drejtë  mbikqyrjeje, dhe atë  pas  asaj kur  leja ka qenë definitive dhe  e plotfuqishme  dhe  pas një viti  prej  që leja u bë e  plotfuqishme,  kur dhe ka mundur  të bëhet mbikqyrja, sepse në baze të ligjeve të atëhershme  për  planifikimin dhe  rregullimin  e  hapsirës, në nenin 103 ka qenë e paraparë  që aktvendimi për  anulimin  e  lejes për  ndërtim  mund  të sillet në afat  prej  një viti  nga  dita që ajo bëhet e plotfuqishme.

Pra, inspektori Republikan  më 1983 ka sjellur  aktvendimin për anulimin e lejes, 4 vite pasi që ajo u bë e plotfuqishme,  e kjo tregon  që  Shteti është  fajtor  për  prishjen e  objekteve, e jo Komuna  që me dhënijen e lejes i ka mundësuar BVI-së  për  pushim dhe rekreacion  të punëtorëve  të Kosovës që të  ndërtojë, e në asnjë rast nuk mund të  jetë bazë  për  dëmshpërblim.

Komuna e Ulqinit  do të ankohet në  këtë  vendim dhe i bën  ftesë  organeve  përkatëse  që të kycen në këtë lëndë ,  e mos të ndodhë  që  vendimi i këtij lloji  të pëhet i plotfuqishëm në dëm  të Komunës së Ulqinit , sepse atëherë pa fajin e saj  do të vinte  te një kollaps  shumvjecar dhe  gjithëpërfshirës  dhe  një pamundësi e punës së  organeve të komunës  dhe ndërmarrjeve  publike,  dhe me pasoja  të papara  për të drejtat e  qytetarëve dhe  subjekteve ekonomike  në Ulqin.

Please follow and like us:

Comments are closed.