Kultura ndikon më shumë se politika

Kultura ndikon më shumë se politika

0

Në ambientët e hotelit “Pallata Venecia” në Ulqin, për tre ditë me radhë u mbajt konferenca “Fuqia e kulturës-Multikulturalizmi dhe praktikar e artit bashkohor: Etnicizim apo ndërveprim?”, organizuar nga OJQ “Unë veproj” dhe financuar nga fondacioni Konrad Adenauer. Drejtori i këtij fondacioni, Norbert Beckman Dirkes, tha për TV Teuta , se pjesa më e rëndësishme në zhvillimin e shoqërisë është kultura, nëpëmjet së cilës mund të vizualizohen tendencat e shoqërisë për të ardhmen, çka edhe i shtyu ata për të financuar këtë konferencë.

Drita Lolla nga OJQ “Unë veproj”, tha se tek ne politikat multikulturore ekzistuese shërbejnë më shumë si platformë deklarative dhe se është pikëpyetje se sa ato funksionojnë në realitet. Ajo shprehu besimin se kultura është ajo e cila ka ndikim më të madh tek njerzit se sa politika, dhe si e tillë mund të ndikojë në dryshimet e duhura që medoemos duhet të vijnë nga vetë njerëzit.

Please follow and like us: