Kulla e Eifelit sonte në terr, solidarizohet me Aleppon

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dritat në Kullën e Eifelit në Paris do të fiken sonte në shenjë solidariteti me banorët e qytetit sirian Aleppo. Kryetarja e Parisit, Ann Hidalgo, ka thënë se mijëra dritat e Kullës që ndriçojnë tërë qytetin do të fiken në orën 8 të mbrëmjes.

“Ky veprim simbolik ka për qëllim që edhe një herë të alarmojnë bashkësinë ndërkombëtare për intervenim urgjent”, thuhet në deklaratën e kryetares Hidalgo.

Share.