KUFIRIN, TA MIRATOJNË KUVENDET VENDORE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, në seancën e djeshme të Kuvendit të Malit të Zi tha se ligji i deritanishëm për të Mirat Detare ishte në dëm të Ulqinit dhe haptas deskriminues ndaj kësaj komune.Ai shtoi se propozim-ligji i Ministrisë së turizmit dhe zhvillimit të qëndrueshëm mbi të Mirat Detare nuk është i pranueshëm nëse nuk miratohet amandamenti i cili parasheh që kufiri i të Mirave Detare të vendoset me marrëveshje në mes qeverive lokale dhe asaj qëndrore. Deputeti Nimanbegu, si dhe deputetët e partive të tjera nga Ulqini, ishin poashtu kundër ekzistimit të bregut të lumit Buna në zonën e të Mirave Detare. I vetmi i cili nuk kishte asgjë kundër kësaj forme, dhe që punën e kësaj ndërmarrje në Ulqin e cilësoi pozitive, ishte deputeti i PDS Luigj Shkrela.

Share.