KSHZ: Zgjedhjet në Andrijevicë nuk do të përsëriten

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) e refuzoi kërkesën e Partisë Socialiste Popullore  për përsëritjen e zgjedhjeve në Andrijevicë, konfirmuan për Televizionin e Malit të Zi nga ky institucion. Nga KSHZ deklaruan se ankesa e kësaj partie i është drejtuar edhe Komisionit komunal zgjedhor më 16 tetor, i cila refuzoi kërkesën.

Një ankesë e ngjashme i është dërguar më pas në KSHZ, e cila gjithashtu ka vendosur ta refuzojë atë. Nga Partia Socialiste Popullore janë ankuar se gjatë ditës së zgjedhjeve në Andrijevicë, ku përveç zgjedhjeve parlamentare janë mbajtur edhe ato  lokale , ka pasur probleme me fletët dhe kutitë e votimit.

 

Share.