KSHZ do të shpall rezultatin e zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) do të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, pas marrjes së raporteve nga të gjitha komunat, pavarësisht kërkesës së opozitës për të mos e bërë këtë pa hedhur dritë mbi pretendimet për grusht shteti. Fronti Demokratik,  koalicioni Çelësi, Demokratët dhe Partia Socialdemokrate kanë kërkuan të enjten që KSHZ-ja të ,mos shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, pasi sipas tyre kjo do të thellonte krizën edhe ashtu të rëndë politike.

Afati ligjor brenda të cilit KSHZ-ja duhet të shpall rezultatet përfundimtare është 31 tetori, dhe sipas infomormatave të disa mediave, Komisioni rezultatet do ti shpall 12 orë pasi të marrë të gjitha raportet dhe vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese. Pretendohet se kjo instanacë tashmë e ka përfunduar procesin e refuzimit të ankesave, duke përfshirë këtu edhe atë të koalicionit “Me një qëllim”, të dërguar dy ditë më parë për përsëritjen e zgjedhjeve në Ulqin dhe Tuz.

Share.