KSHZ duhet të forcojë kapacitet për kontrollin e zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të forcojë kapacitetin e kontrollit të mbledhjes së nënshkrimeve të zgjedhësve, thuhet nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) . Nga kjo organizatë jo-qeveritare kanë apeluar në mënyrë të përsëritur që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të rrisë efikasitetin në kontrollin e nënshkrimeve të mbledhura për partitë politike, dhe në këtë mënyrë parandalojë abuzimet e mundshme.

“Për fat të keq,deri më sot KSHZ-ja nuk ka njoftuar se si e kryen kontrollin e nënshkrimeve të zgjedhësve, prandaj është e  arsyeshme të dyshohet se ky institucion nuk ka marrë ndonjë masë për të siguruar që procesi zgjedhor të jetë transparent dhe  ligjor”, thuhet në deklaratën e kësaj organizate joqeveritare. Ato thonë se është vonuar me miratimin zgjidhjeve cilësore të cilat do të mundësonin parandalimin  e keqpërdorimeve të vullnetit të votuesve, si dhe kontrollin efektiv të mbledhjes së nënshkrimeve nga qytetarët, çka medoemos duhet të bëhet në periudhën e ardhshme.

Share.