Kryqi i Kuq: Fillojnë kurset dhe verifikimet e liçencave për shpëtimtarët në plazhe

Kryqi i Kuq: Fillojnë kurset dhe verifikimet e liçencave për shpëtimtarët në plazhe

0

Nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi njoftojnë se së shpejti do të fillojnë kurset për licencimin e shpetimtarëve në plazhe dhe verifikimin e licencave aktuale.  Verifikimi i liçencave për shpetimtarët që i disponojnë ato do të bëhet në datat 24 shkurt, 3,10,17 , 24 mars, si dhe 7, 14 dhe 21 prill në bazenin “Dragan Trifunoviq” në Budva. Kurse në “Dom Solidarnosti” në  Herceg Novi, ato do të mbahen në datat 19 maj , si dhe 8,22 dhe 30 qershor. Kursi për shpetimtarët e rinj do të fillojë me 29 prill dhe gjatë vitit do të organizohen 4 të tillë, njoftojnë nga Kryqi i Kuq.

Please follow and like us: