Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë vizitoi Komunën e Tuzit

0

Kryetari i komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetarin Ivan Ivanaj, kanë pritur sot në takim znj. Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë.  Gjatë këtij takimi, znj. Kodheli ka falenderuar udhëheqësinë e Komunës së Tuzit për marrëdhënie të mira me Republikën e Shqipërisë si dhe solidaritetin që banorët e Tuzit kanë treguar gjatë fatkeqësisë së termetit që kishte prekur Shqipërinë. Ndërkaq, kryetari Gjeloshaj falenderoi znj. Kodheli për këtë vizitë të rëndësishme, si dhe e njoftoi atë me gjendjen aktuale të funksionimit të komunës së Tuzit.  Në këtë takim i pranishëm ishte edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal zë Zi, Ridi Kurtezi.

Share.