KRYETARI I UDSH-së MEHMET ZENKA TAKOHET ME AMBASADOREN E SHBA-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të mërkurën, në selinë e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, kryetari i kësaj parti  Mehmed  Zenka me bashkëpunëtorë pritën Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  znj. Margaret Ann Uyehara, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Ulqin.

Duke e falënderuar znj. Uyehara për respektin dhe konsideratën e treguar ndaj tyre, nga UDSH-ja shprehen se SHBA-ja për to, por edhe për shqiptarët në tërësi, paraqet faktorin kyç të stabilitetit të Malit të Zi dhe Ballkanit.
“Poashtu, dëshirojmë të shprehim kënaqësinë që gjatë bisedimeve me ekselencën e saj kishim rastin të shfaqim kërkesat politiko-ekonomike të Shqiptarëve në Mal të Zi, gjegjësisht, të shpalosim mendimet dhe idetë tona për përmirësimin e pozitës së tyre”.                             Shërbimi për informim të UDSH-së

Share.