Kryetari Nrekiq vizitoi karantinën në objektin e hotelit të kompanisë Karisma

0

Kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq, me kryetarin e Kuvendit Komunal Dr. Ilir Çapunin dhe nënkryetarin e Komunës Astrit Hoxhën, kanë vizituar objektin e hotelit të kompanisë Karisma në Plazhin e Madh, i cili përdoret si karantinë për vendosjen e shtetasëve që vijnë nga jashtë.  Kryetari Nrekiq gjatë vizitës theksoi se Trupi Koordinues Shtetëror i Malit të Zi, në bashkëpunim me Ushtrinë e Mali të Zi dhe pronarët e hotelit Karisma, janë angazhuar tej mase që pushimoret e përmendura në një afat të shkurtë kohor të përshtaten për nevojat e tejkalimit të krizës dhe luftës kundër korana virusit.

“Momentalish në karantinë janë vendosur 111 qytetarë, të cilët në Mal të Zi kanë ardhur nga shtete të ndryshme. Ata aty do të qëndrojnë gjatë periudhës së karantinimit, ku do të përcjellet gjendja e tyre dhe ku do t’i ofrohet përkujdesja e nevojshme shëndetësore për të eleminuar mundësinë e infektimit , tha Nrekiq.  

Udhëheqësi i karantinës Miroslav Jokiq, njoftoi kryetarin për numrin e personave në karantinë, kushtet e mira që posedojnë hotelet e kompanisë Karisma të cilët i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe rregulloret e tjera për objektet karantinuese.

Share.