Kryetari Nrekiq uron besimtarët për festën e Kurban Bajramit

0

Kryetari i Komunës Ulqinit Loro Nrekiq të gjithë besimtarëve myslimanë u uron festën e Kurban Bajramit.  “Të dashur besimtarë, më lejoni që në këtë ditë të shenjtë të kremtimit të Festës së Kurban Bajramit, në këtë moment simbol të shprehjes së flijimit dhe sakrificës së njeriut në emër të besimit të Zotit dhe të dashurisë për njeriun, t’ju shpreh urimet e mia më të mira e më të përzemërta.Në këtë ditë feste ftoj të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që të jenë më human  e solidarë, mishërues dhe tolerant.Të ndihmojmë njeri tjetrin, të varfërit , jetimët dhe të gjithë ata  që kanë nevojë. Uroj nga zemra që ditët e festës ti kaloni në mirëkuptim,harmoni në familje e me miq.Gëzuar Festën e Kurban Bajramit! Zoti i bekoftë familjet tuaja me harmoni, paqe e dashuri!”, thuhet në urimin e kryetarit Nrekiq.

Share.

Leave A Reply