Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli priti delegacionin nga Ulqini

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti dje në takim kryetarin e Komunës së Ulqinit, Nazif Cungu dhe kryetarin e Kuvendit Loro Nrekiq me bashkëpuntorët e tyre,  me të cilët bisedoi për situatën aktuale në Kosovë dhe zhvillimet që përcollën skenën politike të Ulqinit në muajt e fundit.

Duke i uruar mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, kryeparlamentari Veseli e uroi z. Cungu për detyrën e re në krye të Komunës së Ulqinit dhe i dëshiroi suksese në punën e tij të mëtutjeshme.

Në takim u bisedua edhe për të drejtat e shqiptarëve në shtetin malazez, duke e konsideruar këtë komunitet si një urë të rëndësishme bashkëpunimi midis dy shteteve. Z. Veseli dhe z. Cungu potencuan aspiratat e përbashkëta të Kosovës dhe Malit të Zi për vazhdimin e rrugës së integrimeve euro-atlantike.

Share.