Kryetari i Komunes se Ulqinit pret delegacionin nga Kosova

Kryetari i Komunes se Ulqinit pret delegacionin nga Kosova

0

Në Ulqin  qëndroi për vizitë pune Koordinatori nacional për Kulturë,Rini dhe Sport i Republikës së Kosovës Rexhep Hoti dhe Azem Guri, Zevëndësministër  i arsimit. Ata u takuan me kryetarin e Ulqinit Loro Nrekiqi dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në takim mysafirët shpalosën Programin Ndërshtetëror për rininë që është një program nacional  i cili është ndërtuar  mbi parimin e gjithëpërfshirjes dhe vijueshmërisë e që  u garanton  pjesëmarrje të gjithë nxënësve në tri fusha kryesore në dituri,kreativitet kulturor  dhe në sport. Mysafirët ishin të interesuar që në këtë  program  brënda mundësive të  përfshihen edhe  nxënësit  tanë. Kryetari Loro Nrekiqi përshëndeti  nismën dhe u shpreh i gatshëm për bashkëpunim , veçmas sic u shpreh kur janë në pyetje nxënësit dhe të rinjtë tanë. U la që në një të ardhme të afërt të inicohet dhe një takim i përbashkët  me Ministrin e Arsimit të Malit të Zi.Mysafirët nga Kosova  prezantimin e Programit Ndërshtetëror për Rininë do ta bëjnë edhe në Tuz.

Please follow and like us: