Kryetari Gjeloshaj takohet me ambasadoren britanike Karen Maddox

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj priti sot në takim shkëlqesinë e saj, ambasadoren e Britanisë në Mal të Zi, Karen Maddox.

Në takim, ndër të tjera u diskutua mbi investimet dhe projektet e reja zhvillimore të Komunës së Tuzit si dhe mbi problematikat e ndryshme me të cilat Komuna është përballur kohët e fundit.

Teksa përgëzojë kryetarin Gjeloshaj për punën e bërë, ambasadorja Maddocks u shpreh e gatshme për bashkëpunim në të ardhmen.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj si dhe nënkryetarët, Haris Ramoviq dhe Ivan Ivanaj.

Mbas takimit, ata vizituan Xhaminë e Nizamit si dhe Kishën e Shna Ndout në Tuz.

Share.