Kryetari Cungu u takua me ullishtarët dhe ish pronarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vazhdë të takimeve të shumta që është duke zhvilluar, kryetari i Komunës Nazif Cungu priti përfaqësuesit e Shoqatës së ullishtarëve dhe ata për  kthimin e pronave. Përfaqësuesit edhe njëherë parashtruan kërkesat e tyre për kthimin e ullishtës së Valdanosit, dhe u interesuan për trajtimin që do të ketë kjo zonë me Planin  hapësinorë.

Nga ana tjetër kryetari Cungu që është i njoftuar detajisht me çështjen në fjalë  dhe për të cilën është në kontakt permanent me strukturat me të larta shtetërore u shpreh i gatshëm të inicojë një takim tjeter me Ministrinë zhvillimit të qendrueshëm dhe turizmit dhe atë të bujqësisë dhe zhvillimit rural e ku palët haptas do të shprehnin qëndrimet e tyre për këtë çështje.

Përfaqësuesit e shoqatave thanë se do të vazhdojnë dhe mëtej aktivitetet e tyre, ndërkohë që kryetari veçoi obligimet që dalin para tij për zbatimin e përfundimeve të Kuvendit të Ulqinit lidhur me çështjen në fjalë. Ai po ashtu paralajmeroi se me buxhetin e këtij viti janë ndarë rreth 30 mijë euro për rregullimin e rrugëve në ullishtën e kompleksit të Valdanosit, e  tenderi për këtë do të dalë në ditët në  vijim, po ashtu në adresë të shoqatës do të paguhen 1500 euro për të mbuluar shpenzimet që ata kanë pasur për angazhimin e ekspertëve të Fakultetit Biotehnik që ka punar elaboratin për gjendjen e ullishtës në Valdanos.

Share.