Kryetari Cungu takohet me përfaqësuesit e Shoqatave bujqësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Ulqinit Z .Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij u takuan me përfaqësuesit  e Shoqatave  të prodhuesve  bujqësorë që veprojnë në komunën e Ulqinit.

Zyrtarët komunalë me vëmëndje përcollën  diskutimet për veprimtaritë e prodhuesve , por dhe  vështirësitë me të cilat përballen ata gjatë  procesit të prodhimit, shitjes etj. Kryetari Cungu tha se  komuna  është e gatshme që të ndihmojë   prodhuesit  bujqësorë , qoftë  financiarisht apo  nepërmes koordinimit të punëve .

Në takim u tha se  do të ishte e udhës  të përpilohet një  agrobuxhet lokal  i cili do ti dedikohej pikërisht prodhuesve.Mbetet që ata  në  kuadër të SHoqatave të tyre të komunikojnë  me  anëtarët  e të  parashtrojnë problemet e tyre dhe me ta të njoftojnë Sekretariatin për  ceshtje ekonomike.  U ra dakort që në vjeshtë në qytetin tonë të organizohet Panairi i prodhimeve bujqësore , por edhe ajo, që prodhuesit tanë të marrin pjesë në Panairet jashta vendit me qëllim  prezantimit të prodhimeve të tyre  dhe të të shkëmbejnë përvojat me prodhuesit e regjionit e më gjërë.

Poashtu u diskutua për mundesine e formimit të një brendi me te cilin produktet nga Komuna jone do të jenë të njohura në tregun e gjërë. ”

Share.