Kryetari Cungu takohet me afaristët e qytetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Ulqinit Nazif Cungu dhe bashkëpunëtorët e tij zhvilluan sot takim me hotelierë dhe afaristë të qytetit tonë. Takimi kishte për synim njohjen për së afërmi të problemeve me të cilat ballafaqohen bizneset, por dhe mundësinë që kanë ato në thithjen e fondeve në nivel të vendit, rajonit dhe fondeve evropiane që ofrohen për avancimin e biznesit dhe nxitjen e konkurencës. Në takim u tha që Komuna është e gatshme që të ofrojë të gjitha shërbimet e duhura profesionale përsa i përket çështjes së thithjes së fondeve. Kryetari Cungu foli dhe për projektet që janë duke u realizuar në infrastrukturë dhe ata që do të bëhen në kanalizim dhe ujësjellës.

 

Share.