Kryetari Cungu priti në takim përfaqësuesit e të Mirave Detare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës Nazif Cungu me bashkëpuntorët e tij priti sot në takim përfaqësuesit e ndërmarrjes publike Të Mirat Detare, me në krye drejtorin Predrag Jellushiq.

Në takim u diskutua në lidhje me investimet e kryera të kësaj ndërmarrje në Komunën e Ulqinit, si dhe planet për investimet e ardhshme. Në kuadër të takimit u vizitua shëtitorja e përfunduar në pyllin e pishave, investim i cili ka kushtuar rreth 150.000 euro, si dhe ndërtesa për strehimin e 13 familjeve nga shtëpizat pranë ish hotelit Jadran.

Poashtu u vizitua gjiri i Valdanosit dhe Plazhi i Madh, ku u diskutua në lidhje me nevojën e angazhimit më intenziv në zgjidhjen e problemeve të këtyre zonave, sidomos atë të deponive ilegale të mbeturinave.

Share.