Kryetari Cungu pret në takim princin Nikolla Petroviq dhe arkitektin Benxhamin Muton

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu priti në takim princin Nikolla Petroviq i shoqëruar edhe nga delegacioni në të cilin merrte pjesë e dhe arkitekti i njohur Benxhamin Muton.

Në takim u diskutua në lidhje me studimin për Kalanë e Ulqinit, i cili parasheh zgjidhjet për mbrojtjen e saj dhe masat që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. Sipas këtij studimi nga Kalaja e Ulqinit duhet të eliminohen objektet që cënojnë trashegiminë e saj kulturo-historike siç janë hoteli dhe ashensori i papërfunduar.

Kryetari Cungu tha se qëndrimet e ekspertëve janë të qarta dhe se Komuna e Ulqinit dhe insitucionet qendrore kanë obligim që të bëjnë çështë e mundur për eliminimin e të gjitha barrierave në këtë proces.

Share.