Kryetari Cungu dërgon mesazh urimi me rastin e 4 korrikut, Ditës së pavarsisi së SHBA-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu i ka dërguar telegram urimi Ambasadores së SHBA-së në Podgoricë , Shkëlqesisë së saj  Z.Margaret Uyehara , me rastin e katër korrikut,  Dites së Pavarësisë së SHBA-së .Në telegram ndër të tjera thuhet .

“E nderuara Shkëlqesi  më lejoni që në emër të qytetarëve të Ulqinit dhe në emrin tim personal  të ju dërgoj urimet më të sinqerta  me rastin e Ditës së Pavarësisë së SHBA-së. Kjo është një ngjarje  me ndjenjë të vecantë  sepse  shënon  lindjen e modelit  shtetërorë të bazuar  në vlerat  universale  të lirisë , demokracisë  dhe prosperitetit . Urime Ju, personelit  të Ambasadës dhe mbarë popullit amerikan.”

Share.