Kryeredaktorët e “IN4S dhe “Borba” arrestohen për nxitje të panikut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeredaktorët e portaleve IN4S dhe Borba, të cilët shquhen për qëndrimet proserbe, janë arrestuar dje nga policia e Malit të Zi pasi dyshohen se nëpërmjet lajmeve të rrejshme kanë nxitur krijimin e panikut në opinionin publik. Këto dy portale kanë publikuar lajmin se dje ka pasur shpërthim në Vilën Gorica, rezidencën e preisdentit, çka është mohuar nga policia, e cila ka sqaruar se ka pasur vetëm problem me energji elektrike. Gazetarët fillimisht u thirrën në polici për bisedë informative dhe pastaj u ndaluan me kërkesë të Prokurorisë.

Share.