Kryepeshkopi Smiliq: “Të mblidhemi rreth kishës dhe tempujve, le ti presim Krishtlindjet në mënyrë modeste, ashtu siç u ka hije të krishterëve”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryepeshkopi i kishës ortodokse serbe në Ulqin, Sinisha Smiliq, i uroi i të gjithë besimtarët ortodoksë për festën e Krishtlindjeve.

“Me këdo që jemi në grindje apo nuk flasim, Krishtlindja është koha për ti lënë të gjitha mosmarrëveshjet pas nesh dhe për t’i shtrirë dorën të gjithëve, sepse të gabojmë dhe të falim është po ashtu e krishterë. Kjo Krishtlindje, lindja e Biri të Zotit dhe Shpëtimtarit tonë, le të shërbejë si freskim i shpirtit dhe trupave të ulqinakëve ortodoksë. Bekuar qoftë festa e madhe e Krishtlindjeve dhe të gjitha festat e tjera të festuara nga kisha jonë e shenjtë, dhe i përshëndes të gjithë besimtarët me përshëndetjen e krishterë  “Paqja e Perëndisë – Lindja e Krishtit”, thotë Smiliq në urimin e Krishtlindjes.

Share.