Kryeministri Rama për vizitë në Tuz

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama në vijim të vizitë së tij në Mal të Zi, vizitoi dje komunën e Tuzit, ku u prit në takim nga kryetari i komunës së Tuzit – Nik Gjeloshaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari falënderoi kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme nga ai dhe Qeveria Shqiptare për komunën e Tuzit  si dhe për  vizitën në Komunën e Tuzit. Në mes tjerash në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, marrëdhëniet me qeverinë e re si dhe për investimet dhe projektet e fundit që Komuna e Tuzit po realizon.

Kurse, kryeministri i Shqipërisë uroj kryetarin në menaxhimin e mirë të komunës dhe theksoi që vizita e sotme ishte vizitë simbolike dhe premtoi që shumë shpejt do të ketë një vizitë tjetër zyrtare, ku edhe do të diskutohet më gjerësisht mbi zhvillimet dhe problematikat e shqiptarëve në Mal të Zi.

Share.