Kroacia i kërcënohet me sanksione Serbisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shefi i diplomacisë kroate Mirko Kovaç thotë se Serbia do të ballafaqohej me sanksione të rrepta nëse do të arrestonte ndonjë qytetar nga Kroacia.Kovaç më herët kishte thënë se Serbia duhet të suspendojë Ligjin për juridiksionin e përgjithshëm dhe të bashkëpunojë me Gjykatën e Hagës dhe t’i zbatojë e t’i respektojë të gjitha vendimet, ndërsa ka përsëritur kërkesat që pala kroate i ka paraqitur si kusht për hapjen e kapitujve 23 e 24.

“Mendoj se është pothuaj e pamundur që Qeveria serbe të ketë guximin të bëjë diçka të ngjashme, pasi do të duhej të llogariste në kundërmasa. Njëra nga ato është bllokada absolute e negociatave në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian” ka thënë Kovaç për mediet kroate. Ai ka thënë se Kroacia do të bllokojë çdo aktakuzë  që do ta aktivizojë Serbia.

“Është koha që Serbia të fillojë së menduari se ka udhëheqje të forcave serbe që kanë qenë të përfshira në agresionin kundër Kroacisë dhe le ta hetojnë atë”, ka përfunduar Kovaç.

Share.