Krivokapiq : Qëndrimin mbi Srebrenicën e tregova me propozimin për të hequr Lleposaviqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Zdravko Krivokapiq njoftoi në Sarajevë se qëndrimi i tij ndaj Srebrenicës ishte i qartë dhe se për shkak të Srebrenicës, ai filloi procedurën për shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë, Vlladimir Lleposaviq. Kryeministri nuk mund t’i përgjigjej pyetjes nëse Parlamenti i Malit të Zi do të miratojë “Rezolutën mbi gjenocidin në Srebrenicë”, sepse, siç deklaroi ai, kjo është qeveria e parë, e cila nuk i ka deleguar kurrë asgjë në Parlamentit. “Deri tani, qeveria ka qenë superiore ndaj Kuvendit dhe jo e kundërta,” tha Krivokapiq në fillim të vizitës së tij zyrtare në Sarajevë. Në Sarajevë, Krivokapiq tha se çdo viktimë është e madhe dhe se qëndrimi ndaj viktimave duhet të jetë i tillë që ai që shpëtoi një jetë, shpëtoi tërë botën. “Kjo rezolutë u miratua tashmë në 2009 në një mënyrë si një Deklaratë. Gjëja më e keqe që po ndodh në këtë zonë është se ato viktima që janë të pazëvendësueshme  për familjet e tyre, po përdoren përsëri sot për qëllime politike “, deklaroi Krivokapiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. “Qëndrimi im ndaj Srebrenicës është i qartë, unë fillova procesin e shkarkimit të një ministri për shkak të Srebrenicës, megjithëse e dija se mund të ishte një përpjekje për të përmbysur qeverinë, por marrëveshja që nënshkrova me lideret e opozitës ishte më e rëndësishme për mua sesa kohëygjatja e qeverisë. “, tha Krivokapiq.Ai gjithashtu shprehet se pajtimi është më i rëndësishëm se çdo grindje.”Mesazhi i vetëm është një mesazh dashurie, nëse nuk ka diçka të tillë, atëherë ne do të helmojmë breza dhe kjo nuk është në interesin e askujt,” tha Krivokapiq.

Share.