Krivokapiq prezanton planet për ndryshimet në qeveri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi Zdravko Krivokapiq publikoi draftin për ndryshimet në qeverinë aktuale të vendit, me çka parashihet shtesë e numrit të ministrive, por edhe të zv.kryeministrave.

Sipas këtij drafti, Qeveria do të ketë tre nënkryetarë, zëvendëskryeministri aktual do të jetë Zëvendëskryeministri i Parë, dhe të gjithë zëvendëskryeministrat do të jenë gjithashtu ministra të sektorëve përkatës.  Ministritë që kanë qenë të mbingarkuara do të ndahen në përputhje me marrëveshjen midis Kryeministrit dhe shumicës parlamentare. Ndryshimet në qeveri nënkuptojnë faktin se zgjedhjet e ardhshme parlamentare nuk do të mbahen para afatit të rregullt – domethënë në 2024.

Gjatë kësaj kohe, Qeveria dhe shumica parlamentare do të punojnë me shpejtësi për pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, si dhe mbi reformat e tjera të planifikuara për të forcuar prosperitetin ekonomik dhe sigurinë ligjore të qytetarëve. Subjektet politike që përbëjnë qeverinë do të vendosin një moratorium për të gjitha çështjet që nuk kanë një konsensus të gjerë shoqëror dhe e ndajnë thellësisht shoqërinë malazeze. Pas zgjedhjes së Këshillit Prokurorial dhe riorganizimit të Qeverisë,

Parlamenti i Malit të Zi do t’i japë përparësi të gjitha akteve ligjore të propozuara në procedurë nga Qeveria. Sundimi i ligjit dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë detyrat kryesore për të tre degët e qeverisjes.Përbërësit e qeverisë së re duhet të forcohen me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të partive të pakicave kombëtare, thuhet në draft.

Lidhur me këtë deri tani janë prononcuar Demokratët, të cilët thonë se propozimet e Krivokapiq për ta janë të pranueshme si pikënisje për bisedime të mëtejshme. Nga Fronti Demokratik dhe Lëvizja Qytetare URA ende nuk janë prononcuar.

Share.