Krivokapiq: Po punojmë me kujdes që marrëveshja me Kishën Serbe të jetë e harmonizuar me Kushtetutën

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke folur rreth nënshkrimit të Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe , në një intervistë për gazetén “Dan”, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq tha se  duan një marrëveshje e cila do të kënaqte të dyja palët.

Siç tha ai, ata nuk duan që Marrëveshja Themelore të problematizohet para Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi me lëshime të mundshme dhe në atë mënyrë të komplikojë këtë çështje shumë të rëndësishme.

“Për atë arsye, ne po tregojmë kujdes të jashtëzakonshëm që kjo marrëveshje të jetë  plotësisht e harmonizuar me Kushtetutën dhe ligjet e Malit të Zi, sepse në atë mënyrë ne mbrojmë më së miri interesat e Kishës Ortodokse Serbe dhe interesat e Malit të Zi, “tha Krivokapiq.

Ai shprehu keqardhje që struktura të caktuara politike e përdorin këtë temë për të mbledhur pikë politike dhe me gënjeshtra e manipulime  po përpiqen të prishin reputacionin e tij personal dhe arë të veté Qeverisë . Duke komentuar faktin se FD po kërkon një riorganizim të qeverisë, por pa atë si kryeministër, Krivokapic tha se ai nuk ishte dakord që qeveria të ishte një instrument i thjeshtë dhe ekzekutues i dëshirave të caktuara të një pjese  të përfaqësuesve të pushtetin legjislativ.  Ai kujtoi se deputetët e Parlamentit të Malit të Zi kanë të drejtën dhe mundësinë për të ngritur çështjen e besimit te Qeverisë., e cila deri atëher do të vazhdoj të punoj me kapacitet të ploté.

Share.