Krivokapiq përfundon vizitën në Mbretërinë e Bashkuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Mbrëmë kryeministri Zdravko Krivokapiq e ka përfunduar vizitën dy ditore në Mbretërinë e Bashkuar në Londër ,për takimin me kryeministrin britanikë Boris Xhonson. Siç theksohet nga Qeveria, fjala është për takimin historik të kryeministrave të dy vendeve , delegacionet e të cilave deri tani nuk kanë zhvilluar takime të qëllimshme në nivel të  lartë, me përjashtim të atyre në margjinat e forumeve. Krivokapiq ka theksuar se Qeveria e re luftonë kundër ndikimit të palëve të treta ,  por edhe kundër një shteti të robëruar. Nga ana tjetër, kolegu i tij britanikë Xhonson ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar i përkrah proceset reformes në Mal të Zi , si dhe përpjekjet që i bënë Qeveria në luftën kundër kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit.

Share.