Krivokapiq: Nuk hyjmë në koalicion me PDS pas zgjedhjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Demokratike të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, tha se kjo parti pas zgjedhjeve parlamentare të 16 tetorit nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike të Socialistëve, pasi nuk mund të lejojë bashkëpunimin me njerëz të inkriminuar. Sipas  Krivokapiq, bashkëpunimi i deritanishëm me këtë parti ishte rezultat i qëllimeve strategjike të Partisë Socialdemokrate, për të cilët atëherë në skenën politike nuk kishte partner tjetër. Në lidhje me mospjesmarrjen e kësaj partie në koalicionin “Çelësi”, Krivokapiq tha se arsyeja kryesore ishte mospërputhja programore me disa përbërës të këtj koalicioni, dhe vlerësoi se dalja vetëm në zgjedhje është vendimi më i mirë.

Share.