Krivokapiq nuk duhet të heshtë në lidhje me deklaratën e Leposaviqit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia Social Demokratike (SDP) i bëri thirrje Kryeministrit Zdravko Krivokapiq që të deklarohet publikisht   në lidhje me deklaratën skandaloze të Ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave Vlladimir Leposaviq në të cilën ai mohoi gjenocidin në Srebrenicë dhe vendimet e një numri gjykatash që vërtetuan pa dyshim të vërtetën e korrikut të vitit  1995.

“Nëse Kryeministri Zdravko Krivokapiq nuk distancohet nga deklaratat e Ministrit Leposaviq dhe nuk  propozon largimin e tij, ne do të vlerësojmë  deklaratën e Ministrit Leposaviq  si qëndrim të kryeministrit, por edhe të të gjithë anëtarëve të Qeverisë dhe do t’i trajtojmë ata në mënyrë të përshtatshme,” tha zëdhënësi i Partisë  Social Demokratike Mirko Staniq.

Ai tha se atëherë asnjë “kuazi-evropiane dhe shqetësim qytetar” nuk do të ndihmojë për të fshehur thelbin e qeverisë së re në Malin e Zi – se ajo është e prapambetur, klerike dhe anti-civilizuese .

Staniq deklaroi se Leposaviq pa dyshim  po flet me zë të lartë, atë që mendon shumica dërrmuese në qeveri.

Kjo është arsyeja pse Kryeministri nuk duhet të heshtë, por të shprehë qartë dhe me zë të lartë  qënrimin  tij, sepse çdo heshtje e tij është një aprovim dhe konfirmim i qartë se mohimi i gjenocidit në Srebrenicë nuk është  mendimi  i Leposaviqit por edhe qëndrimi i  zyrtar i qeverinë, “tha Staniq.

Share.