Krivokapiq kërkon shkarkimin e Leposaviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, njoftoi sot në një prononcim për media se ka kërkuar dorëheqjen e Ministrit të drejtësisë,  të drejtave të njeriut dhe popujve pakicë,Vlladimir Leposaviq, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për gjenocidin në Srebrencicë.

Leposaviq në Kuvend kishte thënë se do ta njihte gjenocidin në Srebrenicë vetëm kur ai të dokumentohet pa dyshime, dhe se gjykata në Hagë, ku u provua gjenocidi, “e ka humbur legjitimitetin e saj”.

“Duke nënkuptuar që deklarata e tij të jetë në formë të atillë që të amortizojë atë që është thënë, ajo në fakt mbeti në të njëjtin sfond dhe unë nuk mund ta përballoja atë luks, por reagova në emër të Qeverisë duke thënë  se Kuvendi ka miratuar  një rezolutë për këtë çështje që në vitin 2009. Leposaviq mbeti imun ndaj kësaj gjithashtu,” tha Krivokapiq.

Ai shtoi se i kërkoi Leposaviq të jepte dorëheqjen sepse beson se kjo është mënyra më e mirë për të treguar përgjegjësi dhe për të mbroj integritetin e qeverisë, por ministri ka qëndruar në pozicionet e tij dhe për këtë ai ka marrë vendim për të propozuar shkarkimin e tij. Kryeministri vuri në dukje se Leposaviq është një njeri me inteligjencë të rrallë dhe njohuri të jashtëzakonshme juridike.

“Nëse këtë do ta kishte bërë Ministri i Bujqësisë, do të thoja se e bëri  nga injoranca. Por ai është Ministri i Drejtësisë, i të drejtave të njeriut dhe popujve pakicë. Për atë nivel të kompetencës, është e papranueshme që Ministri i Drejtësisë të shpreh pikëpamjet e tij private. Biografia e askujt nuk mund të justifikojë këtë veprim.” – tha ndër të tjera Krivokapiq.

Share.