Krivokapiq: Kandidati i opozitës do ta fitonte Gjukanoviqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Secili kandidatë i opozitës në zgjedhjet e lira dhe të ndershme presidenciale do ta mund liderin e PDS Millo Gjukanoviq nëse kandidohet për këtë funksion , konsideron kryetari i Partisë socialdemokrate Ranko Krivokapiq.

Ai në konferencën me titull “Stabilokracia ose demokracia “ të cilën e ka organizuar Qendra për arsimimin qytetar, u ka deklaruar gazetarëve se në zgjedhjet e fundit presidenciale kishte fituar Miodrag Lekiq. Tani është koha e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe secili kandidatë i opozitës do të shënojë fitore, konsideron Krivokapiq. Në pyetjen nëse edhe ai vetë do të kandidohet Krivokapiq ka theksuar se opozita do të ketë prioritet të gjejë një kandidatit të përbashkët.

 

Share.