Krivokapiq, Abazoviq dhe Beçiq finalizojnë marrëveshjen e bashkëpunimit. Nuk ka dalje nga NATO e as tërheqje të njohjes së Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Liderët e tre koalicioneve që pritet të formojnë shumicën e re në Kuvendin e Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq nga koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, Aleksa Beçiq nga “Paqja është kombi ynë” dhe Dritan Abazoviq nga “E zeza në të bardhë”, finalizuan sot marrëveshjen e bashkëpunimit e cila përmban parimet themelore në të cilët do të bazohet shumica e re. Sipas pikave të kësaj marrëveshjeje, qeveria e re obligohet të kryej depolitizimin e institucioneve kyçe të administratës publike dhe të luftojë korrupisonin dhe krimin e organizuar. Qeveria e re nuk do të ndërmarrë asnjë veprim në ndryshimin e himnit, apo simboleve të tjera kombëtare dhe nuk do të tërheq njohjen e Kosovës. Marrëveshja po ashtu parashikon miratimin dhe ndryshimin e ligjeve me qëllim integrimin sa më të shpejtë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian, dhe respektimin e obligimeve të antarisisë në NATO. Në marrëveshje një pikë e veçantë ka të bëjë edhe me subjektet e pakicave, të cilëve qeveria e re do të ju mundësojë pjesmarrjen në të pa marrë parasysh statusin parlamentar.

 

Share.