KRIPORJA PËRSËRI NË SHITJE

0

Prona e Kripores “Bajo Sekuliq” është përsëri në shitje dhe kjo është  thirrja e 15-të   dhe çmimi në total kap shumën prej  132,2 milion euro. Në këtë shpallje mund të paraqiten personat fizik dhe juridik të cilët do të paguajnë depozit prej 10 përqind për pronën pët të cilën janë të interesuar, përveç nëse e blejnë pronën nga segmenti i dytë për të cilën duhet të paguajnë 30 mijë euro. Afati për dorëzimin e ofertave është 5 prilli kur edhe do të bëhet hapja publike e  ofertave në Gjyqin ekonomik. Pas pauzës tre vjeçare, kjo është hera e dytë brenda 4 muajsh që tentohet të shitet kriporja.

Share.

Comments are closed.