KREDITORËT I JAPIN ULTIMATUM GREQISË

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mediat ndërkombëtare njoftojnë se udhëheqësit evropianë i kanë dhënë kryeministrit grek, Alexis Tsipras, shansin e minutës së fundit, për të dalë me reforma të gjithanshme që do ta shpëtonin vendin e tij nga kolapsi financiar. Liderët kanë rënë dakord që samiti i fundit të mbahet më 12 korrik dhe kanë autorizuar Bankën Qendrore Evropiane që të sigurojë likuiditet për bankat greke deri në atë datë. Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, ka kërkuar nga të 28 anëtarët e BE-së që të ndjekin mbledhjen në Bruksel, duke thënë se “ky është momenti më i rëndësishëm në historinë e Eurozonës”.

Share.