Kranjanet kerkojne investime

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Koalicioni Shqiptare i cili ka nje mandat ne Kuvendin Komunal te Tivarit , keshilltarin  Ismail Doda  i cili vjen nga rradhet e Lidhjes Demokratike ne Mal te Zi, dorëzoi ne Kuvendin Komunal të Tivarit planin zhvillimor të Krajës për vitin 2015. Behet fjale per 9 investime jetesore per kete komunitet i cili per shkak te moszhvillimit te kesaj ane cdo dite e me shume po zvoglohet numri i banoreve duke emigruar ne vende  te ndryshme, e kryesisht ne SHBA.  Kerkesa e koalicionit eshte qe keto pika te hyjne ne propozimin e buxhetit komunal dhe te realizohen ne  vitin 2015. Kerkesat  mund ti lexoni ne vazhdim:

1.Realizimi i Projektit  te Ujësjellësit të Krajës

2.Mirëmbajtjen e rrugëve lokale

3.Asfaltimin e rrugëve lokale:

a)Rrugën për Bolaj (Ostrosi i Madh)
b)Rrugën për Kanaqaj (Ostrosi i Vogël)
c)Rrugën tek Ubla Krajës
d)Rrugët në Ftjan deri tek Xhamija dhe Shkolla
e)Rrugën në Lekperaj (Arbnesh)
f)Rrugën për Curajt Posht(Ostrosi i Madh)
g) Rrugën deri tek Ubla e Boboshtit
h)Rrugën për Milaj (Kështenj)
i)Rrugën për Hardoj (Ostrosi i Vogel)
j)Rrugën për Markaj(Runj)
k)Rrugën për Ramushaj(Martiqi)
l)Rrugën në Qyrjan deri tek Ubla
m)Rrugën Blacë-Liqen

4.Mbulimin e tregut të Ostrosit

5.Financimin e manifestimit „Festa e Gështenjes“

6.Financimin e manifestimit „Në fillim të Verës“

7.Ndriçim publik për të gjithë fshatrat e Krajës

8.Rekonstruktimi i Porteve të Krajës (Skje,Shitar,Sjerç,Muriq)

9.Vendosja e një linje transporti në relacionin Tivar-Ostros-Gjur

Share.