Krajë – Turne memorial në kujtim të legjendës së sportit, Fadil Durakut (foto)

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Krajë më 21 maj u organizua një turne memorial në kujtime të legjendës së futbollit të kësaj treve, Fadil Durakut, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar.

Në hapjen e turneut në emër të organizatërove foli Mirsad Gerdoçi, i cili lartësoi kontributin që Fadil Duraku ka dhënë për sportin e Krajës, ku ai është shquar jo vetëm si futbollist cilësor por edhe si njëri me vlera të veçanta.

Një nga rivalët e Durakut në turnetë të shumta që dikur zhvilloheshin në Krajë, Mirsad Markashi, shprehu keqardhje për ndarjen e parakohëshme nga jeta të njërit prej përfaqësuesve më cilësor të sportit kranjan, person i cili do të mbesë në kujtesën e të gjithëve që kanë pasur rastin ta njohin dhe të luajnë me të.

Halil Truma, punëtor sportiv i dalluar nga Ulqini, falenderoi organizatorët për ftesën që i është bërë, si dhe për angazhimin për të kujtuar sportistët e rrallë siç ishte Duraku, i cili ka lënë një trashëgimi të çmuar për tu përcjellur nga të rinjtë e sotëm.

Fadil Duraku u nda nga jeta më 27 tetor 2020 në SHBA në moshën 59 vjeçare.

 

Maria Furxhi

Share.