Krajë: Ekspozita dhe drama mbushën plot sallën e Shtëpisë së Kulturës

0

Në kuadër të festave të 7 dhe 8 Marsit, në Krajë mbrëmë u mbajt një manifestim kulturor, i cili mblodhi një numër të madh të banorëve të kësaj treve. Manifestimi u hap me ekspozitën “Trevat shqiptare në Mal të Zi” e përbërë nga fotografi të sjellura nga shoqata “Labeatët”, kurse shoqata “Kranjanja” kishte përgatitur një kënd të veçantë ku ishin të ekspozuara disa nga veçoritë tradicionale të kësaj ane. Më pas për të pranishmit u shfaq drama “Çorapet e leshta” të shkrimtarit Fadil Kraja, e cila ishte përgaditur nga mësimdhënësja Aishe Gjeçbritaj dhe nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. I gjithë manifestimi ishte i përkrahur edhe nga shoqata atdhetare “Kraja”.

Share.