Kovaçeviq: Pacientët presin për shkak të rradhëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtoresha e Qendrës Klinike të Malit të Zi Zorica Kovaçeviq, tha se deficiti i personelit, mungesa e objekteve të infrastrukturës dhe pajisjeve janë sfidat me të medha me të cilat përballet ky institucion shëndetësor. Kovaçeviq ka njoftuar se do të përqendrohet në sigurimin i objekteve dhe pajisjeve që mungojnë, si dhe në angazhimin e stafit profesional.

“Puna ime do të jetë e fokusuar në dy drejtime, me të njëjtin kujdes dhe vëmendje si për punonjësit ashtu edhe pacientët. Mendoj se nuk mund të kemi pacientë të kënaqur në qoftë se kemi staf të pakënaqur. Unë do të punojë për të përmirësuar standardet e statusit dhe të jetesës së punonjësve dhe për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët. “, tha në mes tjerash Kovaçeviq.

Share.