Kotorr: Të martën zgjedhja e kryetarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i ri i Kotorrit do të zgjidhet nga Kuvendi, mbledhja e të cilit është planifikuar për të martën. Propozimin që për këtë funksion të zgjidhet përfaqësuesi i Demokratëve Vlladimir Jokiq, është dorëzuar nga  13 këshilltarë të Kuvendit Komunal. Këshiltarja e Frontit Demokratik Dragica Peroviq, u zgjodh në seancën e mëparshme si kryetare e Kuvendit të Kotorrit.

Në zgjedhjet më 16 tetor, Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar 12 vende, DF dhe Demokratët kanë nga pesë këshilltarë, Partia Socialiste Popullore  dhe Partia Social Demokratike nga tre, kurse Socialdemokratët 2 vende.  Partia Liberale, URA dhe Iniciativa Qytetare Kroate kanë nga një përfaqësues. Kuvendi i Kotorrit  ka 33 këshilltarë.

Share.