KOSOVËS NUK I DUHET SPECIALJA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, është njëri prej deputetëve të PDK-së që ka votuar kundër Gjykatës Speciale. Ai ka përsëritur prapë se nuk e ka ndërmend ta ndërrojë qëndrimin e tij.

Duke iu përgjigjur sugjerimeve të diplomatëve dhe miqve të Kosovës që gjykata të themelohet, Hasani ka thënë se faktori ndërkombëtar për plot 15 vjet i kishte të gjitha mundësitë në duart e veta që t’i hetojë e gjykojë të gjitha rastet, përfshirë rastet ku si protagonistë ishin figurat e larta të UÇK-së.

Share.