Kosovë-Mali i Zi : Synohet marrëveshja për eliminimin e pagesës së sigurimit për automjete

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Byroja Kosovare e Sigurimit dhe Byroja Kombëtare e Siguruesve të Malit të Zi janë të gatshme të arrijnë një marrëveshje për heqjen e polisës së sigurimit të automjeteve që hyjnë në Kosovë nga Mali i Zi dhe anasjelltas. Po ashtu këto dy institucione do të shikojnë të gjejnë edhe një zgjidhje tjetër, në mënyrë që qytetarët e dy vendeve fqinje të lëvizin lirshëm, kanë konfirmuar për RTK,  drejtorët e zyrave të Kosovës dhe Malit të Zi Sami Mazreku dhe Boris Shaban.

Drejtori Mazreku, tha se janë të gatshme të gjejnë një zgjidhje më të favorshme me kolegët e tij në Mal të Zi, e cila do të jetë e dobishme për të dyja palët.

“Byroja Kosovare e Sigurimit ka autoritetin dhe autorizimin për të nënshkruar marrëveshje bilaterale mbi njohjen e politikave të sigurimit midis dy vendeve, në këtë rast me Malin e Zi.  Kjo nënkupton që të dy vendet do të njihnin policat ekzistuese të sigurimeve të vendit tjetër, ose do të krijonin modalitete tjera. Ne tashmë kemi tre marrëveshje të tilla, me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Serbinë dhe mund të nënshkruajmë të njëjtën marrëveshje edhe me Malin e Zi. Jemi gjithashtu të gatshëm që, nëse ndonjë kompani nuk paguan dëmin ndaj të dëmtuarve,  të garantojmë kompensimin e dëmit që do të ndodhte në Kosovë, sepse Byroja e Kosovës do të kishte një fond të veçantë për këtë ”, theksoi Mazreku.

Byroja e Siguruesve të Malit të Zi gjithashtu na informoi se ekziston një disponim për të arritur një marrëveshje me kolegët në Kosovë, e cila do të thjeshtonte dhe ulte koston e lëvizjes së automjeteve nga njëri vend në tjetrin.

Share.