Kosovë : 23 të vdekur dhe 424 të infektuar me koronavirus në 24 orë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

424 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orëshin e fundit, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Kjo shifër rezulton nga 8.270 testime të kryera, njofton Klankosova.tv.

Përveç infektimeve, në 24 orët e fundit janë shënuar edhe 23 raste të vdekjes me Covid-19.Sot janë shëruar 1.324 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 136.582.

Në total numri i rasteve aktive është 17.625.

Share.