Kosova shpall Sheshelin person non-grata

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lideri radikal i serbëve, Vojisllav Sheshel edhe zyrtarisht  tashme është deklaruar si person “non grata” dhe iu është ndaluar hyrja në Kosovë.BIRN/Kallxo.com posedon një dokument të Ministrisë së Punëve të Jashtme e nënshkruar me datën 5 prill nga ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm Petrit Selimi, ku shkruhet se Sheshel është person i padëshirueshëm dhe i ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës.

Sheshel më 31 mars të këtij viti është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Hagës për Krime në ish Jugosllavi.

Edhe Kroacia disa ditë më parë ia ka ndaluar hyrjen e tij në tokën kroate për 20 vjetët e ardhshme ose përndryshe do të arrestohet nga autoritetet e Kroacisë.

Share.