Kosova në UNESCO

0

Kosova-ne-UneskoKosova shënoi fitoren e parë për anëtarësimin në UNESCO pasi Këshilli Ekzekutiv rekomandoi anëtarësimin e saj. Padyshim është një fitore për Kosovën, por edhe një sukses i diplomacisë shqiptare. Besiana Kadare, ambasadore  e Shqipërisë në UNESCO, u shpreh se nuk ka pasur shumë surpriza në votim, përveç një vendi i cili kishte premtuar që do të abstenonte, por në të vërtetë kishte dalë kundër. Po ashtu, për ambasadoren e Shqipërisë në UNESCO zhgënjyese ishte edhe fakti që Egjipti, Japonia dhe Korea e Jugut, vende të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, u rreshtuan kundër anëtarësimit.Sa i përket Këshillit të Përgjithshëm që do të mblidhet në muajin nëntor, ku do të merret vendimi final për anëtarësimin e Kosovës, Kadare u shpreh optimiste se tashmë 2/3-at e votave, të cilat kërkohen për të miratuar propozimin e Këshillit Ekzekutiv, janë siguruar.

Share.