“Kosova në 14 tregime kulturore 2” e Arbër Selmanit sjell histori të personave që kanë kontribuar në kulturë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Kosova në 14 tregime kulturore 2” është vëllimi I dytë ilibrit të Arbër Selmanit i cili sjell në kujtesë personalitete të rëndësishme të kulturës. Përmes 14 tregimeve, personazhët e librit kanë rrëfyer historit e veta personale të cilat nuk janë ndëgjuar ndonjëherë. Selmani për Tv Teuta thotë që tekstet janë realizuar me një dëshirë të madhe dhe me një vullnet e përkushtim dhe që periudha e parë e pandemisë I ka ndihmuar shumë që të punoj në realizimin e këtij libri. Intervistat në librin “Kosova në 14 tregime kulturore – 2”, flasin për jetën dhe punën e: Xhevat Syla, Mixha Ramë, Adelina Thaçi Meta, Agim Qena, Luan Hajra, Hana Cakuli, Lala Meredith-Vula, Naser Berisha, Rifat Kukaj, Bajram Bylykbashi, Malda Susuri, Zake Prelvukaj, Kenneth Andresen dhe Abdullah Konushevci. Të gjitha përfitimet e librit janë të dedikuara për ndihmë ndaj shoqatës ‘Autizmi’ në Prishtinë.

 

AKZ

Share.