Kosova forcon luftën kundër terrorizmit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duke qenë se Kosova është pjesë e koalicionit ndërkombëtar në luftën kundër ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit, në këtë frymë ajo po vazhdon që të konsolidojë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtar dhe të arrijë marrëveshje me këto vende partnere, në funksion të kësaj lufte, vlerësojnë zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Valdet Hoxha, zëvendësministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës,thotë se asnjë shtet, përfshirë edhe Kosovën, nuk mund të jetë imun ndaj ndonjë akti terrorist eventual.Nisur nga kjo, sipas tij, mekanizmat e sigurisë në Kosovë nuk e injorojnë asnjë informacion  apo analizë të opinionistëve, të analistëve të sigurisë, si dhe të mekanizmave të sigurisë të partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët shkëmbehen informacionet. Siç thotë zëvendësministri Hoxha, ky fakt ka sjellë edhe rezultate.“Ne vlerësojmë gjendjen e sigurisë në nivel të kënaqshëm dhe nën kontroll, por gjithmonë jemi në nivel të detyrës, për tu përgatitur, në radhë të parë për parandalim, por edhe në raste të caktuara për veprime të natyrave të ndryshme.”

Share.